540 milion për Superioren, shitet emri i kampionatit elitar të futbollit

schedule13:10 - 3 Qershor, 2021

schedule 13:10 - 3 Qershor, 2021

Superiorja do të ketë emër të ri. Abbissnet Sh.A ka fituar ankandin dhe për kampionatin elitar të futbollit, që do të arkëtojë për tre sezone shumën e 54 milion lekëve.

Liga Profesioniste Shqiptare e Futbollit ka dalë me njoftim dhe bën me dije se oferta kishin bërë vetëm dy subjekte.

“Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”.

Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.” Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë.

Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria Abissnet sh.a. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vijim 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024 me vlerën 54 Milionë lekë”.