Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

35 vjetori i PS në Berat/ Rama takim me socialistët: PS mbrojti Parkun e Vjosës. Natyra në Shqipëri nuk është e kërcënuar

schedule18:21 - 1 Qershor, 2026

schedule 18:21 - 1 Qershor, 2026

Në kuadër të 35 vjetorit të PS në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së Partisë Socialiste, Berati u transformua.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.

“Parku kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS, nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, por ne. Shqipërinë nga shumë herë më pak seç e gjetën, zonë të mbrojtur e kemi vizatuar ne. Të flasë për zonat e mbrojtura, për natyrën në tërësi dhe t’i kthehesh PS përfshirë dhe mua duke i treguar me gisht si rrezik ky është kulmi. Ka një protestë në Tiranë për të mbrojtur natyrën, por kush e ka kërcënuar? Kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin? Protestohet sepse është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci? Por kush e ka hequr dhe çfarë zonë e mbrojtur ka qenë”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!