34 ditë luftë, ukrainasit në mbrojtje të statujave, i rrethojnë me thasë me rëre

schedule08:23 - 29 Mars, 2022

schedule 08:23 - 29 Mars, 2022

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë hyrë në ditën e 34. Mediat e huaja bëjnë me dije se në vijim të sulmeve ruse në shumë zona  të Ukrainës, qytetarët po përpiqen që të ruajnë simbolet e trashëgimisë së tyre kulturore.

Ukrainasit kryesisht në mënyrë vullnetare në kryeqytet janë përpjekur që të rrethojnë statujat në Sheshin Mykhailivska dhe Princesha e Madhe Olga për ti mbrojtur nga bombardimet shkatërrimtare.

Vullnetarët me thasë me rërë kanë rrethuar statujat si një mënyrë për ti mbrojtur nga lufta. /abcnews.al