28-vjeçari gjendet i mbytur në kanalin vaditës, dyshimet e para

schedule09:46 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 09:46 - 8 Dhjetor, 2019

Një 28 –vjeçar gjendet i mbytur në një kanal kullues. Mësohet se viktima vuante nga depresioni.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se rreth orës 22.30, familjaret kanë gjetur trupin të mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj në Shkodër.

28 vjeçari me iniciale L.B., ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga të dhënat paraprake thuhet se  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

Informacion paraprak:

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

/abcnews.al