Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

25,290 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, autoritetet thirrje qytetarëve të vaksinohen

schedule08:38 - 7 Shtator, 2021

schedule 08:38 - 7 Shtator, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive në vend është 25.290.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711, ndërsa nga fillimi i pandemisë e kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes  2,657 persona.

Ndërkohë, deri tani mbi 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Një ditë më parë 503.100 doza që janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53.820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Në njoftim thuhet se me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSh i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!