2 muaj në “karantinë”, një shqiptar në Kinë tregon kronologjinë mbi situatën e koronavirusit për “ABC News”

08:10 | 27/02/202008:100

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.

Në një lidhje nga Kina me “ABC e Mëngjesit” Rodriguez Mazreku, një mësues anglishte në Kinë tha se që prej Vitit të Ri Kinez ka qëndruar brenda në shtëpi.

Çfarë po ndodh në Kinë?

“Kjo situatë filloi që në momentin që u dhanë pushimet për Vitin e Ri Kinez. Në këtë rast kur u përhap epidemia dhe njerëzit ishin të frikësuar qeveria kineze mbylli të gjitha lëvizjet.

Kina ka edhe popullsinë më të madhe . Qingdao dhe Shanghai janë thuajse 1 orë e 30 minuta larg.  Pas lajmit për përhapjen e epidemisë u bllokuan lëvizjet, njerëzit nuk shkonin në punë. Një qytet i madh por që tashmë nuk ka asnjë lëvizje për shkak të panikut. Rreth 70 % e njerëzve që punojnë në Shanghai vijnë nga vendet e tjera. Shangahi është qendra ekonomike. Urdhri i qeverisë ishte për minimizim të udhëtimeve, qytetarët në mënyrë katëgorike nuk lëviznin nga shtëpia”, u shpreh ai.

Si shkon dita jote?

Shumica e mësuesve arrijnë ta bëjnë mësimin online. Sa i përket daljeve nuk lejohet, ka një kontroll të rreptë.

Nëse dikush nuk ka para qeveria e siguron ushqimin. 12 milion banorë të Wuhan furnizohen me ushqim.

Si ia dalin me furnizimet?

“Kina ka një forcë punëtore shumë të madhe, dhe njerëzit i gjenden njëri-tjetrit, punojnë për vendin e tyre. Kanë instancat mjekësore dhe politike që janë 100% efektive dhe kanë besim të madh. Gjysma e personave tashmë janë kuruar. Situata mund të vazhdojë kështu edhe për disa kohë. Deri në momentin që asnjë i ri nuk do të jetë më i infektuar, atëherë mund të ndryshojë situata. Punojnë vetëm zyrat e policisë.

Kina është një vend që ka standart dhe di ti përballojë këto situata”, u shpreh ai./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono