172 ndeshje me formacione të ndryshme, Guardiola thyen “tabunë” sot

schedule12:55 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:55 - 24 Tetor, 2020

Sot në orën 13:30 është planifikuar për t’u zhvilluar sfida mes West Ham United dhe Manchester Cityt. Kjo është ndeshja e dytë e javës së gjashtë e Premier League dhe vendos përballë londinezët e David Moyes kundër të besuarve të Pep Guardiolës.

Pak minuta më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare nga trajnerët respektivë. Ajo që bie në sy janë zgjedhjet e teknikut spanjoll. Guardiola ka vendosur t’i besojë të njëjtin formacion që hodhi në fushë në sfidën kundër Arsenalit. Kjo ndodh pas 172 ndeshjesh në krye të City.

Kështu në portë do të jetë i përhershmi Ederson, ndërsa në linjë e mbrojtes do të luajnë Walker, Dias, Garcia dhe Cancelo. Në mesfushë ai ka rreshtuar Rodrigon, Gundogan dhe Bernardon. Në treshen e sulmit janë sërish Aguero, Mahrez dhe Sterling, i cili është dhe kapiteni. Një gjë e tillë nuk ndodhte për Guardiolën që nga tetori i vitit 2017. /abcnews.al