1 034 të sëmurë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin, zonat nga ku duhet të rrini larg

schedule11:05 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:05 - 2 Korrik, 2020

ISHP njoftoi për 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke theksuar se kanë ndërruar jetë 3 persona. Kështu, numri total i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar në 69 që prej fillimit të pandemisë.

ISHP njoftoi për 43 qytetarë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit por ritmi i atyre që shërohet është më i ulët krahasuar me të infektuarit duke rritur kështu edhe numrin e rasteve aktive në vend.

Rrjedhimisht, në Shqipëri janë 1 034 të sëmurë aktivë nga 2 662 raste total pozitive që prej fillimit të pandemisë.

Rastet më të shumta aktive janë në Tiranë me 387 të tilla, në Durrës me 203, Shkodër 152, Vlorë 110, etj.

Më pas renditen Fieri, Lezha apo Korça me më pak raste aktive.

Sot u raportua për raste të reja me koronavirus edhe në Peshkopi, një qytet i pastër ky deri më tani.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7. /abcnews.al