Brukseli mbledh këtë të mërkurë liderët e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mikpritës të këtij takimi janë krerët e institucioneve të BE-së: Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Përpara nisjes së samitit, Rama deklaroi për mediat se ky samit do të nxisë më shumë integrimin. Sipas kreut të qeverisë, BE duhet të ketë kurajon që të gjitha vendet kandidate t’i sjellës rreth tryezës europiane.
Rama nënvizoi se kalendari për përfundimin e negociatave është caktuar dhe priten të mbyllen në 2027.
“Sigurisht, ky samit vjetor është momenti kulmor i vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet për vendet anëtare sepse është momenti i një bashkëbisedimi të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer he idetë për të ardhmen. Është absolutisht e rëndësishme të jemi këtu dhe pikërisht në samitin e këtij viti besoj se ka një arsye shumë të mirë për të nxitur për më shumë integrim. Mbetem i bindur se BE-ja duhet të ketë ketë kurajon të hedhë të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë nga njëra anë për ne dhe gjithë botës. Ai është pjesë e kësaj, por kjo ide apo të tjera, kanë nevojë për kornizë më të gjerë. Ne po punojmë shumë fort çdo ditë me komisionin dhe të shohim aritmetikën, jemi në rrugën e duhur, sipas planit. Është punë me dy kahe. Presim që komisioni të ndezë dritën jeshile”, theksoi ai./abcnews.al



