82 persona me koronavirus ditën e sotme, ku janë rastet pozitive

schedule10:50 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:50 - 2 Korrik, 2020

ISHP ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste duke vijuar kështu numri i lartë i të prekurve gjatë javëve të fundit.

Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë 3 persona duke e çuar në 69 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë.

Një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1 559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1 034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Kruja dhe Shkodra me numrin më të lartë të rasteve.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 2. Juli 2020

STATISTIKA

Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7

Vijon…