Zbulohet telefonata e dyshimtë në celularin e “faqedjegurit” të Vlorës

15:22 | 26/11/201815:220

Grupi hetimor ka zbuluar fakte të reja rreth vrasjes së Edision Harizajt dhe Genci Cacës, në një atentat në Durrës. Nga këqyrja e tabulateve telefonike të Harizajt është zbuluar një telefonatë që i është bërë atij pak minuta para ekzekutimit.

Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë me shokun e tij Genci Caca. Grupi hetimor për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e shtatë nëntorit në Durrës, ka siguruar prova të reja. 19 ditë nga ngjarja, ekspertët arritën të zbërthejnë celularët e faqedjegurit Harizajt dhe të Cacës. Një burim i tha ABC News se po punohet për zbardhjen e telefonatës para atentatit, çfarë i thanë 39 vjeçarit Harziaj dhe cili ishte personi. Ka dyshime që përmes kësaj telefonate ka folur vetë porositësi për vrasjen e Edison Harizajt, por këto mbeten vetëm supozime.

Me çkodimin e celularit të viktimës, janë gjetur edhe mesazhe të shkëmbyera mes Edison Harizajt dhe dy personave të tjerë natën e atentatit. Njëri prej të cilëve eksponent i njohur në boten e krimit në zonën e Durrësit. Përmbajtja mbahet akoma e fshehte për shkak hetimor. Burime nga grupi hetimor dyshojnë se lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora, në Tiranë dhe më pas kthimi nga Durrësi nuk ka qenë i rastësishëm. Porositësit e atentatit, apo vetë autorët kanë ndikuar në lëvizjen e viktimave, duke krijuar mundësinë e ekzekutimit.

Emri i vlonjatit Harizajt sipas hetuesve ka dalë vazhdimisht në ngjarje të rënda kriminale siç është perfshirja në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Kurse së fundmi miku i Emiljano Shullazit ishte përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm. Veç dyshimeve fillestare për një ekzekutim për hakmarrje referuar ngjarjeve të vjetra, hetuesit tani kanë në dosje edhe konfliktet aktuale që viktima kishte krijuar me të tjerë persona./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono