Zyrtare: Tirana bindet ta shesë, Muçi është i gjigantëve polakë

schedule12:11 - 21 Shkurt, 2021

schedule 12:11 - 21 Shkurt, 2021

Ditën e djeshme ishin në bisedimet e fundit dhe lajmi i madh ka ardhur ditën e sotme. Ernest Muçi lë Tiranën, ku u rrit, shpërtheu e fitoi titullin kampion për të bërë një hap të madh në karrierë.

Nga sot ai është lojtar i Legia Warsaw në Poloni, klubi më i madh atje. Lajmin e bën të ditur Tirana përmes një postimi në Facebook.

POSTIMI – Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci.

Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit.

Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve. Histori suksesi bardh’e blu! /abcnews.al