TIRANË- Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, për emisionin “Money Report”, u shpreh se Diaspora përbën një pjesë të pandarë të ekonomisë dhe jetës shoqërore në Shqipëri, duke theksuar edhe rëndësinë e saj në proceset demokratike përmes të drejtës së votës.
Sipas tij, roli i diasporës ka qenë thelbësor gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, fillimisht përmes remitancave, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e efekteve sociale dhe ekonomike. Ai e cilësoi këtë kontribut si të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.
Musabelliu nënvizoi se aktualisht diaspora po merr një rol gjithnjë e më aktiv edhe në investime, duke u bërë pjesë e drejtpërdrejtë e ekonomisë shqiptare. Ai shtoi se në të ardhmen pritet që ky rol të forcohet edhe më tej, duke rritur praninë e saj në sektorë të ndryshëm.
Sipas zëvendësministrit, investimet kryesore, si nga diaspora ashtu edhe nga aktorë të tjerë, janë përqendruar kryesisht në sektorin e turizmit, i cili po shfaqet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Diaspora është një pjesën e pandarë e ekonomisë dhe jetës shoqërore në Shqipëria dhe tashmë edhe të drejtën e votës. Është një event sa simbolik, aq dhe praktik.
Kontributi i Diasporës për zhvillimin ekonomik është shumë i lartë, madje do thosha i jashtëzakonshëm, sepse për gjithë historinë e tranzicionit të Shqipërisë, diaspore ka lozur një rol kyç, fillimisht me dërgesën e remitancave, që kanë bërë një amortizim të shumë efekteve sociale të tranzicionit.
Tani kemi një pjesë që merr pjesë në ekonomi edhe si investitori, në të ardhmen, roli i saj të jetë më i fortë, më i pranishëm. Investimet kryesore qoftë nga Diaspora, dhe jo vetëm, janë targetuar kryesisht në sektorin e turizmin.”, tha ai./abcnews.al


