Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pamje apokaliptike nga zjarri në Levan/ Fier, digjen tre banesa dhe evakuohen familjet

schedule17:52 - 4 Shtator, 2026

schedule 17:52 - 4 Shtator, 2026

Zjarri ka përparuar drejt Levanit, ku flakët kanë përfshirë banesa. Një ndërtesë e pabanuar është përfshirë nga flakët, ndërsa disa të tjera ndodhen nën rrezikun e përfshirjes nga zjarri. Banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërsa situata vijon të jetë problematike.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte, 4 shtator.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke sjellë edhe bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Ndërkohë, disa familje janë evakuuar për shkak se tymi i dendur ka mbuluar banesat e tyre.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!