Zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë, digjet “kisha e presidentëve”

schedule18:57 - 1 Qershor, 2020

schedule 18:57 - 1 Qershor, 2020

Prej disa ditësh SHBA është përfshirë nga protesta, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Mediat amerikane raportojnë se kisha historike e Shën Gjonit, e njohur edhe si Kisha Presidenciale pasi ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë, u dogj dhe u dëmtua gjatë protestave në Washington.

Zyrtarët e kishës thonë se ata do të luten për shëndetin e kombit, pasi kisha u dëmtua në përleshje të ashpra midis protestuesve dhe policisë.

Megjithëse protestat ishin kryesisht paqësore pasdite dhe mbrëmje, grupe të vogla njerëzish filluan të krijojnë zjarre dhe të shkatërrojnë dritaret pasi ra errësira.

Policia e DC tha se një zjarr i vogël ishte vendosur qëllimisht në bodrum. Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikës Vito Maggiolo tha se zjarri nuk duket të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Kisha e Shën Gjonit u ndërtua në 1815 dhe shërbimi i parë i saj ishte 27 tetor 1816. Shpesh quhet “kisha e presidentëve”. Sipas uebfaqes së kishës, çdo president që nga James Madison ka marrë pjesë të paktën në një shërbim atje. /abcnews.al