Një vatër zjarri është shfaqur pranë fshatit Halil, në afërsi të liqenit, duke përfshirë një sipërfaqe me masiv pyjor dhe pisha.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor, i cili pengon ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse dhe vështirëson përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.
Zjarri po vijon të përhapet, ndërsa erërat e forta favorizojnë përparimin e flakëve në zonën pyjore.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të tjera mbi përmasat e dëmit apo nëse flakët kanë rrezikuar zona të banuara.

