Zjarr në një banesë në Kinostudio

schedule15:55 / 25/03/2019

Një zjarr përfshiu sot në drekë disa apartamente të një pallati, pranë ish-Kinostudios në Tiranë. 3 persona, të asfiksuar nga tymi, u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se flaket mund të ketë nisur si pasojë e një pakujdesie të banoreve. Një zjarr i fuqishëm përfshiu disa apartamente të këtij pallati, fare pranë Komisariatit .Nr .4, në zonë e ish-Kinostudios në Tiranë.  Sipas banorëve të pallatit, flakët fillimisht u përhapën në katin e katërt, ndërsa për të vënë zjarrin nën kontroll u deshën pesë automjete zjarrfikëse.

E gjendur në situatë kritike, kjo vajzë siç duket edhe në foto u largua nga shërbimi zjarrfikës në këtë mënyrë. E tilla situata ishte edhe për këtë vajzë të mitur, e cila u shpëtua bashkë me nënën e saj që kishin mbetur të bllokuar nga tymi në katin e 6 të apartamentit ku ra zjarri.

Evakuimi i banorëve të kateve të sipërm u bë në këtë mënyrë.  Ashensori u bllokua për arsye sigurie, ndërsa tymi e bënte të pamundur shikimin për të zbritur banorët e bllokuar nga shkallët e emergjencës.   Tre persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ata kishin mbetur të asfiksuar në tentative për të ndihmuar të familjarët dhe fqinjët e tyre.

Ngjarja krijoi panik te banorët e zonës, ndërsa flakët u vendosën nën kontroll pas rreth 30 minutash.  Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet për një pakujdesi nga familjarët e apartamentit te katit të katërt. Për ngjarjen u ngrit një grup hetimor qe pritet të zbuloje edhe shkaqet e rënies së flakëve./abcnews.al

schedule15:55 / 25/03/2019