Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier/ Zjarrfikësit në vendngjarje, nuk raportohet për të lënduar

schedule22:27 - 6 Gusht, 2026

schedule 22:27 - 6 Gusht, 2026

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dy katëshe në lagjen 16 prilli në Fier.

Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar shkakun e plotë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.



Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!