Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr masiv në hotelin turistik në Republikën Dominikane, një viktimë dhe 1.700 të evakuuar

schedule09:56 - 20 Qershor, 2026

schedule 09:56 - 20 Qershor, 2026

Një zjarr i madh shpërtheu në një hotel buzë detit në Republikën Dominikane, duke shkaktuar evakuimin e rreth 1.700 turistëve dhe punonjësve. Ngjarja tragjike la pas edhe një viktimë.

Autoritetet e emergjencës bënë të ditur se viktima është Francesca Valentino, 46 vjeçe, shtetase italiane, e cila ndodhej në Viva Wyndham Dominicus Beach Hotel, në Bayahibe, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në bregdetin e Karaibeve.

Si pasojë e incidentit, tre persona u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjashtë të tjerë u asistuan në vendngjarje. Të prekurit përfshinin turistë, vizitorë dhe anëtarë të ekipeve të emergjencës.



Pamjet e publikuara nga zona treguan shtëllunga të dendura tymi të zi që ngriheshin mbi vijën bregdetare, ndërsa flakët kishin përfshirë pjesë të çatisë së resortit, e ndërtuar me materiale tradicionale nga gjethe palme.

Sipas Emergency Operations Center (COE), përhapja e shpejtë e zjarrit u favorizua nga materialet shumë të ndezshme të përdorura në çati, si edhe nga erërat e forta që mbizotëronin në zonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

“Vëzhgimet paraprake tregojnë se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të natyrës së ndezshme të disa pjesëve të strukturës së çatisë, të ndërtuara me palma, si dhe për shkak të kushteve të motit”, deklaruan autoritetet.

Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, ekipet zjarrfikëse arritën ta vendosnin situatën nën kontroll. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Autoritetet theksuan se të gjithë turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe u sistemuan në struktura të tjera akomoduese në zonë.

Hoteli fqinj Viva Wyndham Dominicus Palace, i cili i përket të njëjtit grup hotelier, nuk pësoi asnjë dëmtim.

Zyrtarët u përpoqën të qetësonin turistët dhe operatorët e turizmit, duke nënvizuar se incidenti nuk ka ndikuar në aktivitetin turistik të rajonit.

“Aktivitetet turistike në Bayahibe dhe zonat përreth vazhdojnë normalisht dhe në kushte të sigurta”, deklaroi COE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!