Zhvillimet e fundit, PSG e United me pankina të reja deri në verë

schedule15:40 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:40 - 4 Dhjetor, 2020

Manchester United dhe PSG u përballën mes tyre pak ditë më parë në Champions League dhe francezët fituan me rezultatin 1-3 në Angli. Kualifikimi për në raundin tjetër në këtë kompeticion vendoset në takimet e fundit në grup.

Ajo që është e përbashkët për të dyja klubet ka të bëjë me dyshimet për vazhdimësinë me trajnerët aktualë. Te PSG Thomas Tuchel mund të shkarkohet edhe para mbylljes së sezonit, nëse gjerat nuk shkojnë si duhet.

Në verë gjasat janë që të dalë i lirë, ndërkohë që emri i tij ka dalë si opsion për Manchester United. Kjo bëhet e ditur edhe nga gazetari i Bild, Christian Falk, i cili në Twitter shkruan se anglezët e duan gjermanin dhe vetë Tuchel është “pro” kalimit në krye të “Djajve të Kuq”, që aktualisht kanë në pankinë Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al