Zgjerohet harta e të prekurve nga COVID-19, vatër e re koronavirusi në Durrës

schedule13:02 - 5 Prill, 2020

schedule 13:02 - 5 Prill, 2020

Në harkun e  24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit konfirmohen dhe 3 raste të reja me covid 19 duke e çuar në 36 totalin e të infektuarve

Mes 3 të prekurve një prej tyre është vatër e re. Ajo është një grua 69 vjeç e cila ka shfaqur probleme shëndetësore dhe pasi ju mor tamponi ajo rezultoi me covid-19.

Zonja për momentin po qëndron në banesën e saj e vetëkarantinuar.

Gjithashtu me koronavirus rezulton dhe një 73 vjeçar, që dyshohet së është infektuar nga viktima më e fundit nga COVID-19 në qytetin e Durrës, banues në lagjen 3.

Ndërkaq i prekuri tjetër është dhe një i afërm i rasteve të mëparshme.

Ai ka kontaktuar shërbimin ambulator të Durrësit të cilët i kanë marrë tamponin dhe përgjigja që mori të dielën ishte pozitive.

Që ku u përhap pandemia në Shqipëri, në Durrës janë kryer 289 tamponë, nga të cilët 36 janë konfirmuar si pozitive, ku 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.

5 ndodhen në spitalin Infektiv, prej të cilëve 2 në terapi intensive, ndërsa  20 ndodhen të vetëkarantinuar në banesë dhe 8 janë shëruar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Kjo e fundit është vatër e re. Ndërsa rasti i tretë ka lidhje me rastet e shkuara dhe nuk ka kaluar nga spitali i Durrësit por ja ka marrë tamponin ISHP-ja.

Tiranë         174 raste
– Durrës          36 raste
– Lushnje        5 raste
– Elbasan        10 raste
– Fier               25 raste
– Kavajë          8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë            16 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër        38 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat             1 rast
– Has                9 raste
– Krujë              5 raste
-Tropojë           4 raste
– Pukë              4 raste
– Mirditë           3 raste

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë sipas Ficos tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. “Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40” tha Albana Fico.