Procesi i votimit në Kosovë ka nisur qysh herët në mëngjes ku në qendrën e votimit në shkollën e mesme ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë votoi Ramush Haradinaj.
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj së bashku me dy fëmijët e tyre, Gjini dhe Hana.
Për herë të parë votuan dy fëmijët e tij në procesin zgjedhor. Haradinaj i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, ka thënë se procesi i votimit ka filluar mirë duke i ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht ka disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Anita dhe unë votuam këtu. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve dilni të votoni. Vota e juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj.
/ abcnews.al