Qytetarët e Kosovës votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare të konsideruara si një test kyç për kryeministrin Albin Kurti, në një kohë kur bisedimet me Serbinë mbeten të bllokuara dhe vendi financimet e huaja janë të bllokuara për një nga vendet më të varfra të Europës.
Kështu e nis Asociatted Press artikullin e saj për zgjedhjet në Kosovë. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësira të veçanta votimit të kësaj të diele dhe të gjitha vënë në dukje se mbështetja për Albin Kurtin ka ardhur në rënie.
Reuters citon kritikët e Kurtit që thonë se ai nuk ka arritur të ofrojë arsim dhe shëndetësi cilësore dhe politikat e tij në veri e kanë distancuar vendin nga aleatët e tij tradicionalë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
“BE vendosi kufizime ekonomike ndaj vendit në vitin 2023 për rolin e tij në nxitjen e tensioneve me serbët etnikë, duke shkurtuar të paktën 150 milionë euro në financim”, shkruan Reuters.
Edhe The Guardian vë në dukje se Kurti është kritikuar nga BE dhe administratat e njëpasnjëshme në Uashington për refuzimin e tij për të zbatuar asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Partia e majtë e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke lënë të hapur mundësinë që dy pretendentët e tjerë të bashkohen nëse ai nuk arrin të formojë një kabinet”, shkruan Al Jazeera.
Deutsche Welle shkruan se lëvizjet e Kurtit kanë përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
“SHBA dhe BE kanë kritikuar gjithashtu Kurtin për veprime të njëanshme në veri, duke shkaktuar frikën e destabilizimit në Ballkan”, shkruan media gjermane.
/ abcnews.al