Prokuroria e Posacme ka publikuar strategjinë për hetimin dhe goditjen e krimit elektoral para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Plani I masave, i firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani, parashikon ngritjen e nje task force qe do te perbehet nga një Strukturë Qendrore dhe grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.
“Kjo task force do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të kete ne perberje prokurorë, hetues të Byrose kombetare te hetimit, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës. Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor”.
Spak ka hapur nje platforme për denoncimet e krimeve elektorale.
“Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.”
Një grup pune qe do te kete ne përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme./abcnews.al



