Zemra e madhe e El Kun Agueros, surprizoi Cityzens përpara se të largohej

schedule22:37 - 3 Qershor, 2021

schedule 22:37 - 3 Qershor, 2021

Sergio Aguero nuk ka mëshirë fare përpara portierëve kundërshtare, por në jetën e përditshme është ndryshe. Sulmuesi argjentinas i dha fund aventurës 10-vjeçare me Manchester City dhe në dy sezonet e ardhshme do e shohim në “Camp Nou” me Barcelonën.

El Kun është ndarë ashtu siç duhet me kampionët e Anglisë, madje e ka “tepruar”. 33-vjeçari i ka gëzuar të gjithë me gjestin e kryer. The Athletic shkruan se goleadori latin ka shpenzuar më shumë se 100 mijë euro dhurata për lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë punëtorët e City.

Ora për të gjithë me një dedikim të veçantë për secilin. Aguero ka shkuar edhe më tej, duke dhuruar edhe makinën Ranger Rover Evoque, të cilën kishte pak që e kishte blerë për shumën e 30 mijë eurove. Te City do të hidhet një short dhe fituesi do të marrë makinën luksoze.

Por jo vetëm kaq. Sergio Aguero ka vendosur të dhurojë edhe një donacion prej 100 mijë eurosh të tjera për mbledhjen e fondeve që ekipi dorëzon dy herë në vit për stafin mbështetës. Një kampion me zemër të madhe. /abcnews.al