Zelensky-bjellorusëve: Po ju tërheqin në luftë, Rusia po mbjell urrejtje mes nesh

schedule08:37 - 27 Qershor, 2022

schedule 08:37 - 27 Qershor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua qytetarëve të Bjellorusisë të dielën, duke thënë se ata “po tërhiqen në një luftë” nga Kremlini, sipas CNN.

Dëshiroj t’u drejtohem veçmas qytetarëve të Bjellorusisë sot. Njerëzve, si civilë, ashtu edhe me uniformë,” tha ai, duke folur në rusisht.

“Ju jeni duke u bërë pjesë e luftës. Dhe edhe më aktivisht se sa ishte në shkurt dhe në muajt e pranverës. Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju, “Jeta juaj nuk vlen asgjë për ta. Por ju nuk jeni skllevër apo mish për top. Ju nuk duhet të vdisni.

 Dhe është në dorën tuaj të mos lejoni askënd të vendosë për ju se çfarë ju pret më pas.”

Zelensky sugjeroi se lidershipi rus “dëshiron të tërheqë të gjithë bjellorusët në luftë” dhe dëshiron “të mbjellë urrejtje” midis tyre dhe ukrainasve.

“Shumë varet nga populli i Bjellorusisë tani,” tha ai.

Kur raketat tuaja godasin ndërtesat e banimit, këto janë krime lufte. Gjykimi është ai që ju pret të gjithëve. Dhe nuk do të mund të fshiheni askund – as në brigjet e Detit Kaspik, mbi të cilin lëshohen raketat tuaja, as në Bjellorusi”, tha ai.

Zelensky tha se 62 raketa ruse goditën territorin ukrainas vetëm të shtunën. Sulmet erdhën ndërsa liderët po takoheshin për samitin e G7 në Gjermani.

/abcnews.al