Xhubleta Shkodër/ Gratë malësore ruajnë traditën e hershme

schedule20:23 - 20 Maj, 2023

schedule 20:23 - 20 Maj, 2023

Unë këtë xhubletë e kam veshur qysh se kam qenë nuse, ndërsa sot e mbanë nusja e djalit, shprehet kështu Palina Çutaj, e cila  na shpjegon se si bëhët xhubleta…

Kjo Xhubletë që unë e kam veshur është e vjetër mbi 50 vjeçare, unë e kam veshur kur jam ba nuse“, shprehet Çutaj.

Xhubleta është një nga veshjet më karaktersitike të ballkanit, mënyra e punimit të saj është e veçantë, gratë e moshuara e kanë trashëguar punimin e saj me fanatizëm.

Unë jam duke tjerr penin për zhgun, një herë e kam tjerrë pës spik, tash jam duke e ba për zhgun, por duhet vajanica, e pa vajanicë është shumë vështirë me e ba. Unë e kam ba një xhubletë, por e kam ba me pjesë të nanës time që i ka pas në arkë, jo tirkun, jo spikun, faleminderit zotit ja kam nxjerrë valëzimet jam shumë e gëzueme”, tha Gjyste Çaku.

Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje. Së bashku me xhubletën në këtë listë janë përfshirë dhe artizanti në përgatitjen e saj dhe mënyrat e përdorimit. Dikur xhubleta përdorej në përditshmëri dhe tregonte statusin shoqëror dhe ekonomik të asaj që e mbante veshur….

Është pjesë e postavës, që i vendoset xhubletës, kjo është postave ose brezi, kjo qëndiset me rruaza, dhe është në copë të zezë dhe qëndiset me rruaza… Kjo është origjinali, ose mund të mbushet plotë me rruaza, për mu është një pasion, e bëjë me shumë qef. Unë në fakt nuk kam punu xhubleta…. E veçanta ka plotë, është pjesa e shajakut e zeza, që është e vështirë me u gjetë dhe me u ba” tha Vjollca Tahiri.

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, qepur horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Ndërsa artizanet nga Malësia e mbi Shkodrës vazhdojnë ende edhe sot ta mbajën të veshur me raste, por edhe ta punojnë duke tentuar të ja trashëgojnë brezave.

Kam 52 vite që jam martu, e kam mbajtë veshur vitin e parë, atëherë jemi kthyer në kostume. Tash i kemi vesh veç për qef se i kemi qysh se i ka punu nana, qe ka kenë pa u martua unë, tash pesdhjetë e ca vjet na i ka goditë nana dhe i kena prej saj… Në dorë të vet e ka punu, 55 vjet që e ka ba… E kemi ruajt trashëgimi prej nanës…. E kemi ruajtë me i palosë me ju hedh bar mos me i bri tej,” shprehet Leze Pepaj.

Unë jam martua 16 vjeçe, e ka punu nana, i kam ndihmu edhe unë, por nana e ka ba punën e madhe. Tashe par e kam vesh, kam shku në sofren Bajzjane me burrë kur e kam pas. Kam shku edhe në kishë me xhubletë në Katund Kastratit, por erdhem tu e lanë, e tash kanë nisë, jam kenë në Tiranë …

A të pëlqen ta veshësh?

Shumë më pëlqen, më shumë tani se kur kam kenë nuse,… Kam pas qef me e vesh, por 16 vjeç fmi, por sot kam ma qef… jam 74 vjeçe, qysh 16 vjeçe jam martu…

Kurse këtë ruben ( shaminë) është mbi 100 vjeçe. Më ka pa thanë nana… xhubletën e kam ruajt me duhan se vendoset palë duhani… Tash ja kam lanë nuses…

Kuj i rrin më mirë ty a nuses?

Jo nuses, nusen e kam yll,” thotë Palina Çutaj.

Këtë traditë ne jemi mundu me e ruajt, mos me e humb dhe me e promovu”…

Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malsorët e përcollen deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti ,dashurinë dhe thekson bukurinë e femrës malësoreshprehet Nebije Çotaj./abcnews.al