Xhaçka viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Floq

schedule17:00 - 4 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 4 Qershor, 2019

Çdo banesë e shembur ose e dëmtuar nga lëkundjet sizmike në Korçë do të rindërtohet. Deklarata u bë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila vizitoi ditën e sotme familjet e prekura nga tërmeti në fshatin Floq.

Pasditen e së martës ministrja e Mbrojtjes vizitoi familjet e prekura nga tërmeti që janë strehuar në çadra dhe në shkollën e fshatit Floq.

Ajo garantoi banorët se do të rindërtohen shtëpitë e rrënuara dhe do të dëmshpërblehen familjet për të riparuar shtëpitë me dëmtime të lehta.

Ditët në vijim do të përmirësohen edhe kushtet në ambjentet e përshtatura për strehim tha Xhaçka.

Më herët Xhaçka mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave ku kërkoi koordinimin e institucioneve vendore për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Në total janë 95 banesa të shkatërruara dhe 212 banesat me dëmtime të lehta nga lëkundjet e forta sizmike. /ABC News Albania 24/7