Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye

schedule07:18 - 27 Janar, 2021

schedule 07:18 - 27 Janar, 2021

“Winx Club”, seriali i animuar me një grup zanash tani është kthyer në një serial me njerëz të “Netflix”. Por të gjithë fansat janë zhgënjyer pas premierës të disa ditëve më parë sepse në serial nuk përputhen karakteret e versionit original.

Ajo çfarë ka shkaktuar më shumë debate është se një pjesë e vendeve dhe njerëzve dalin totalisht ndryshe në përshtatjen e “Netflix”, ku Musa, dikur zana e muzikës tani është “një zanë mendje” që ndjen emocionet e njerëzve.

Flora, zana e natyrës është fshirë fare dhe zëvendësuar nga Terra, interpretuar nga Eliot Salt, që nuk ngjason me vajzën latine të serialit origjinal.

Versioni i “Netflix” është cilësuar si një hap pas për këtë serial pasi nuk është zgjedhur ana argëtuese, por ana e errët që nuk është pritur aspak mirë.l.k/abcnews.al