Seriali komedi “Widow’s Bay” ishte jo thjesht fituesi i madhi çmimeve Emmy këtë sezon të 78të, por edhe rekordmen. Për herë të parë një produksion televiziv komik fiton Brenda një sezoni 14 çmime, duke përfshirë seriali me i mirë komedi dhe aktori më i mirë.
Aktori nga Welshi Matthew Rhys mori tre trofe, duke u bërë i pari që merr këtë numër çmimesh me origjinë nga welshi.
Seriali i dytë triumfator në Emmys 2026 ishte “The Pitt”, seriali dramatik mbi punën e mjekëve dhe infermierëve të urgjencës. The Pitt fitoi seriali më i mirë dramë, dhe aktori më i mirë në një dramë për Noah Wyle.
Rhea Seehorn fitoi çmimin për aktoren më të mirë në një dramë për rolin e saj në “Pluribus”, dhe Jean Smart fitoi çmimin e saj të pestë për aktoren më të mirë në një komedi për sezonin e pestë dhe të fundit të “Hacks”.
Humbjet e mëdha të botës artistike u nderuan në skenën e madhe të Emmys. Dolly Parton, Catherine O’Hara dhe Rob Reiner ishin pjesë e homazheve për jetën dhe punën e tyre.
Çmimet Emmy ndahen çdo vit për produksionet më të mira artistike dhe në nivel teknik për televizion. Akademia i ndan trofetë në teatri Peacock në zemër të Los Angeles.

