Vuçiç: Dialogu mund të vazhdojë, por pa njohje e Kosovës

schedule18:48 / 05/02/2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, këtë të mërkurë ka theksuar se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Kosovën në rast se kushtëzohet njohja dhe kërkim-falja.

Presidenti Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, në rast se Kosova niset për bisedime me Beogradin zyrtar me shantazhe, duhet ta harrojë vazhdimin e dialogut dhe se kjo është një ide shumë e gabuar

Sipas tij, nëse Prishtina zyrtare vjen me ndonjë propozim i cili nuk është thelbësor për dialogun, por të vije me propozimin se si ta njohim  pavarësinë e Kosovës dhe sa më shpejt Serbia të bëjë kërkimfalje, atëherë siç u shpreh Vuçiç, nuk ka se çfarë të diskutohet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Por, përsëri, shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të përpiqen të kërkojnë një kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me shantazhe, atëherë ata e kanë shumë gabim”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al

schedule18:48 / 05/02/2020