Vrau babanë me shkop, gjykata jep vendimin për Erdis Rrapaj

schedule11:47 - 7 Mars, 2021

schedule 11:47 - 7 Mars, 2021

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Erdis Rrapaj, 25-vjeçari që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rrapi, 52 vjeç.

Mësohet se i riu teksa është pyetur për arsyen e nisjes së debatit nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke qëndruar i heshtur.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është i riu që rrahu për vdekje me shkop babain e tij në Roskovec

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e të premtes në Fier, pas një sherri të çastit mes tyre që më pas rezultoi fatal.

Ndërsa të afërmit janë shprehur për mediat se babë e bir vuanin nga shëndeti mendor,  ndërsa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.

Ata thanë gjithashtu kanë treguar se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se nuk kishin mundësi të kuroheshin.

Mungesa e ilaçeve sipas të afërmve rëndonte gjendjen e tyre.

/abcnews.al/