FOTO/ Ky është i riu që rrahu për vdekje me shkop babain e tij në Roskovec

schedule13:05 - 5 Mars, 2021

schedule 13:05 - 5 Mars, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Fier ku një 52 vjeçar ka humbur jetën pas një goditje në kokë me sende të forta nga i biri.

Policia bën me dije se  25-vjeçari Erdis Rrapaj ka goditur me shkop në kokë babain e tij 52-vjeçar Dhori Rrapaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithçka ka ndodhur pas një sherri të çastit mes tyre në Roskoveç ku edhe banonte familja.

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”,thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al