Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Vrasjen e Arbër Bakos në burgun grek e porosit një shqiptar

schedule21:20 - 31 Mars, 2019

schedule 21:20 - 31 Mars, 2019

Mediat greke kanë publikuar një video me pamje nga vrasja e Arbër Bakos, në burgun e Koridhalosit në Athinë, në Janar të këtij viti. Sipas portalit To Vima, që e publikoi i pari videon, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të datës 14 Janar.

Sipas portalit, Bako u godit disa herë me thikë, pak orë pasi ishte transferuar në burgun e Koridhalosit. Portali disponon dhe një SMS që Bako i kishte dërguar avokatit të vet pak ditë para ngjarjes.

“Në Koridhalos gjithë miqtë e mi janë të pabesë. Kam frikë të shkoj në atë burg se diçka po përgatisin. Besoj se duan të më vrasin”. Si porositës i vrasjes së Bakos dyshohet te jete i burgosuri shqiptar Klodian Leklocaj, ndërsa goditjet i ka kryer një i burgosur grek. Bako e Leklocaj akuzoheshin mes të tjerash edhe për ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropulos, në tetor 2017./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!