Mos harro çamërinë. Me këtë moto në Tiranë ka nisur java çame. Shoqata patriotike çamëria përkujton 82 vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.
Ngjarje që tek shqiptarët e Çamërisë që kanë përjetuar masakrat është ende e gjallë.
“Kjo ngjarje e pashembullt vazhdon të jetë e gjallë dhe të shenjoi jetët e secilit prej nesh. Kjo ngjarje është një thirrje e fortë për drejtësi dhe për të mos heshtur për një nga padrejtësitë më të mëdha të popullit shqiptar”, tha Idrizaj.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.
“I bëjmë thirrje shqiptarëve të çamerise ti bashkohen thirrjes tonë për drejtësi për çamërinë e cila mund të merret vetëm përmes institucioneve, politikës dhe diplomacisë. Pjesa e historisë qe ne e kemi promovuar duket se nuk mjafton për ti dhënë drejtësi vuajtjeve që njerëzit kanë kaluar 82 vjet dhe mëparë, por duhet te kete dhe levizje institucionale. Kërkojme nga institucionet shqiptare dhe faktori nderkombetare te levizin drejt një zgjidhje per drejtesi mbi konventat e të drejtave të njeriut. Lavdi martirëve të Çamërisë”, tha Sejko.
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës. Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe konfiskuan nga shteti grek ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan.



