Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhduket marinari shqiptar/ Erkan Nika ishte në anijen e mallrave turke që u sulmua me dron në Detin e Zi

schedule23:33 - 2 Tetor, 2026

schedule 23:33 - 2 Tetor, 2026

Erkan Nika, inxhinieri i dytë në bordin e anijes turke Aroyat, e cila u sulmua në Detin e Zi, është zhdukur. Nika, me origjinë shqiptare, nuk ishte midis ekuipazhit të shpëtuar dhe po kërkohet nga familja e tij, e cila po bën thirrje për ndihmë.

Anija turke “Aroyat”, që transportonte mallra me shumicë, pjesë e flotës së “Aroyat Management” me seli në Stamboll  kishte një ekuipazh prej 16 personash: 7 egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq, përfshirë edhe shqiptarin Erkan Nika.

Deri më tani nuk është publikuar asnjë listë zyrtare e viktimave, megjithatë, marinari shqiptar rezulton i zhdukur.



Nika, nuk ishte mes anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar dhe po kërkohet nga familja e tij, e cila ka bërë thirrje për ndihmë.

Mediat turke citojnë vëllain e Erkanit,, Erizon Nikën, i cili bërë thirrje për ndihmë në mediat sociale.

“Vëllai im nuk ishte mes ekuipazhit të shpëtuar. Aktualisht nuk kemi asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen apo gjendjen e tij shëndetësore. Në kaosin e sulmit, ai mund të jetë në një spital në Rusi ose diku tjetër në terren”

Anija turke e mallrave  u sulmua nga një dron pranë portit rus të Novorossiysk, në Detin e Zi më 27 shtator 2026. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe një zjarr shpërtheu në pjesën e pasme të anijes.

Pas incidentit, filluan përpjekjet për evakuim dhe reagim fillestar. Megjithatë, emri i Inxhinierit të Dytë Erkan Nika nuk ishte midis anëtarëve të ekuipazhit.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe një zjarr shpërtheu në pjesën e pasme të anijes, ndërsa pretendimet se sulmi u krye nga forcat ukrainase nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Pas incidentit, nisën përpjekjet për evakuim dhe reagimin fillestar. Megjithatë, emri i inxhinierit të dytë, Erkan Nika, nuk ishte mes anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar.

Mediat turke raportojnë se sektori detar dhe autoritetet përkatëse kanë përshpejtuar procedurat e sigurisë. Të afërmit dhe kolegët e Nikës u kanë bërë thirrje organizatave ndërkombëtare detare, ministrive përkatëse dhe qendrave të koordinimit të kërkim-shpëtimit që të mobilizojnë të gjitha burimet në dispozicion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!