Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e çiftit Mujeci, për gjakmarrje/ Djali dhe nipi morën hak për ekzekutimin e Genc Mhillajt

schedule12:03 - 27 Prill, 2026

schedule 12:03 - 27 Prill, 2026

LEZHË- Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre të rinj, të cilët akuzohen për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe  Gentiana Mujeci, në Balldre të Lezhës.

Policia e Lezhës në konferencë për media u shpreh se vrasja dyshohet për motive gjakmarrjeje. Në 2017, Kreshnik Mujeci u arrestua për vrasjen e Genc Mhillajt. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në Mal të Jushit, më  6 tetor të vitit 2016.

Njëri prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci është djali i Genc Mhillajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2016.



Të shpallur në kërkim janë:

-Adriano Mhillaj 22 vjeç

-Florin Mhillaj 36 vjeç, (nipi i Genc Mhillajt)

-Renato Mhillaj 23 vjeç, (djali i Genc Mhillajt)

Për ngjarjen e 10 viteve me pare të dyshuar kryesorë për këtë ngjarje ishin Jozef, Kreshnik dhe Lin Mujeci, por Gjykata e Shkodrës për mungesë provash i shpalli të pafajshëm, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!