Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Riarmatimi i Evropës, shpenzimet ushtarake globale arrijnë rekord në 2025

schedule12:59 - 27 Prill, 2026

schedule 12:59 - 27 Prill, 2026

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2025, duke shënuar vitin e njëmbëdhjetë radhazi me rritje, të nxitura nga luftërat dhe tensionet gjeopolitike në rritje, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen të Stokholmit, SIPRI.

Sipas të dhënave, shpenzimet e rregulluara me inflacionin u rritën me 2.9% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në rreth 2.89 trilionë dollarë.

Në një perspektivë më të gjerë, kjo përfaqëson një rritje prej 41% gjatë dekadës së fundit.



Megjithatë, ritmi i rritjes ishte më i ngadaltë krahasuar me vitin 2024, çka lidhet pjesërisht me uljen e shpenzimeve të Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Pavarësisht kësaj, Uashingtoni ka rritur investimet në kapacitetet e veta bërthamore dhe konvencionale.

Eksperti i SIPRI-t, Diego Lopes da Silva, theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten shpenzuesi më i madh ushtarak në botë dhe pritet të rrisin sërish buxhetin në vijim.

Një faktor kyç në rritjen globale ka qenë edhe Evropa, ku shpenzimet ushtarake janë rritur me 14% gjatë vitit 2025. Sipas ekspertëve, shqetësimet mbi besueshmërinë e NATO dhe rolin e SHBA-së si partner i aleancës kanë shtyrë vendet evropiane të rrisin buxhetet e mbrojtjes.

Qeveritë në rajon po kërkojnë të forcojnë sigurinë në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të pasigurt, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në prioritetet strategjike globale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!