Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dita e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës/ Vjosa Osmani: 27 prilli, plagë e hapur! Serbia duhet të japë llogari

schedule12:41 - 27 Prill, 2026

schedule 12:41 - 27 Prill, 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se 27 prilli, Dita e të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës, mbetet një plagë e hapur për Kosovën. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo theksoi se familjet e viktimave vazhdojnë të jetojnë në pritje dhe ankth, në kërkim të së vërtetës për fatin e të dashurve të tyre.

“Familjet ende presin. Disa për një varr. Disa për një përgjigje. Që të gjithë në ankth. Kosova kërkon drejtësi të plotë. Serbia duhet të hapë arkivat dhe të japë llogari për krimet. Mbajtja e të zhdukurve me dhunë dhe fshehja e varrezave masive është krim i përsëritur i Serbisë. E ardhmja ndërtohet vetëm mbi të vërtetën. Paqja e vërtetë ndërtohet vetëm kur ka drejtësi. E vërteta e vetme është se Serbia ende fle mbi varreza masive,” shkroi ajo.

Osmani gjithashtu theksoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për drejtësinë dhe pajtimin në rajon, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga Serbia.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!