Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Bomba ajrore e raketa”/ Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me rreth 2000 dronë javën e kaluar

schedule12:33 - 27 Prill, 2026

schedule 12:33 - 27 Prill, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se gjatë javës së kaluar, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj vendit, duke përdorur një numër të madh mjetesh ajrore dhe raketore.

Sipas tij, forcat ruse kanë lëshuar rreth 1,900 dronë, pothuajse 1,400 bomba ajrore të drejtuara dhe rreth 60 raketa të llojeve të ndryshme në territorin e Ukraine.

Ndër të tjera, presidenti ukrainas, vlerësoi kontributin e partnerëve ndërkombëtarë si dhe miratimin e paketës së 20-të të sanksioneve nga Bashkimi Evropian.



Gjithashtu, ai përmendi paketën e re të mbështetjes evropiane prej 90 miliardë eurosh, e dakordësuar në Qipro, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës.

“Falënderoj të gjithë partnerët tanë që po ndihmojnë,” u shpreh Zelensky në një postim në platformën X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!