Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar mbetet një “kanibal”/ Numri 1 i botës në çiklizëm fiton Monumentin klasik të radhës

schedule12:40 - 27 Prill, 2026

schedule 12:40 - 27 Prill, 2026

Një rival I ka dalë, por ai mbetet i pakapshëm. Tadej Pogaçar arriti një tjetër triumf në karrierën e tij të shkëlqyer, e cila vazhdon të njohë suksese pas suksesesh. Numri 1 i botës në çiklizëm kaloi i pari cakun në garën klasike, Liezh-Bastonjë-Liezh në rrugët e Belgjikës, duke lënë prapa francezin e ri, Pol Pol Seikses.

Pas një ritmi të lartë, Pogaçar u shkëput nga 19-vjeçari kur kishin mbetur edhe 14 kilometra për të mos u arritur më prej tij. Slloveni dha kohën 5h50’9”, ndërsa Seikses mbërriti me 45 sekonda vonesë.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e tij në klasiken që bën pjesë tek Monumentet, dhe e katërta në karrierë, vetëm një pas rekordit që e mban legjenda belge, Edi Merks. Pogaçar ka 13 fitore në 24 gara kryesore të klasikeve që quhen Monumentet, përfshi Lombardinë, Milano-San Remon, Paris-Rube, Turin e Flandrës dhe pikërisht Liezh-Bastonjë-Liezh.



Të mos harrojmë se Tadej është dy herë kampion i botës, tituj të fituar në dy vitet e kaluara, është kampion I Europës, si dhe ka fituar klasike të tjera si Strade Bianke, Shigjetat e Valonës, Amstel Gold Rejs, Tre Vali Varezine apo Xhiron e Emilias. Në total, Pogaçar arriti në 112 fitore në karrierë, përfshi garat një ditore, klasiket e ndryshme dhe etapat në rrethet e mëdha çiklistike si Turi I Francës apo Xhiro e Italisë. Objektivi kryesor këtë vit është titulli i pestë në Turin e Francës, që do të ishte barazim i rekordit të Merksit, Ankëtilit, Inosë dhe Indurainit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!