Tre persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur një natë më parë në Memaliaj, mes tyre edhe Marjaldo Nela, vëllai tjetër i autorit të vrasjes në Memaliaj. Ndërkohë 17 persona deri në këto momente janë marrë në pyetje nga ana e grupit hetimor. Ende nuk dihet saktësist motivi i ngjarjes. Sipas informacioneve vëllai i autorit njëkohësisht i plagosur Dario Nela është dhëndër te fisi Kalemi.
Viktima Endri Goxha 30 vjeç rezulton person me precedentë të mëparshëm penal. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një konflikti mes autorit Donaldo Nela dhe viktimës Endri Goxhaj.
Zanafilla e kësaj përplasje duket se ka qenë e hershme, pasi mes Goxhajt dhe Nelës ka patur konflikte të mëparshme. Donald Nela i njohur edhe me mbiemrin Tupja rezulton me precedent penal për trafik droge në Greqi.
Në këtë përplasje të armatosur, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i autorit, 25-vjeçari Dario Nela. Ngjarja u regjistrua fare pranë lokalit të Sali Kalmit, xhaxhai I Adriatik Kalemit.
Adriatik Kalemi është vllai i Shyqyri Kalemit, i cili ishte një nga 3 të vrarët tre vite më parë në atë që njihet si masakra e Memaliajt. Një grup i posaccëm hetimor po punon për mbledhjen e provave dhë dëshmive për zbardhjen e plotë të krimit. Ndërsa janë ngritur postoblloqe ne akset kryesore të zones për lokalizmim dhe arrestimin e autorit të ngjarjes i cili i largua menjëherë pas krimit.


