Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Posaçme burg përjetë oficerit grek

schedule12:26 - 10 Shtator, 2020

schedule 12:26 - 10 Shtator, 2020

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim përjetë grekun Efthimio Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke, burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Kasmit.

Për të bashkëpandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipajn, Gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria.

 

Ne fakt Efthimious ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij si ekzekutor i Devi kasmit, por me sa duket Gjykata e Posaçme ka qenë e bindur për fajësinë e grekut.

Në maj të 2019, Efthimious mohoi para togave të zeza përfshirjen e tij në ngjarjen ku u vra Devi Kasmit.

LEXO edhe: Brenda banesës së Aurel Hoxhallarit/Dyshohet se janë torturuar shumë shtetas

Oficeri i forcave speciale greke asokohe, deklaroi se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë.

Efthimious i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.

Gjatë kësaj seance, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes.

Sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

LEXO edhe: Mario Meshini tregon vrasësin e Devi Kasmit: I gjatë dhe me mjekër 

Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.

Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit 2018.

Po kush është Dëfrim Kasmi (Devi Kasmi)?

Viktima që njihej me pseudonim “Dëfrim qorri”, ishte një person që ruante një profil të ulët. Daljet e tij ishin të rralla, dhe për këtë arsye ai kishte marrë edhe nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.

Ai ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë, ndërsa pista ku po heton policia për vrasjen e tij thuhet të jetë ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.

Emri i Devi Kasmit, është i njohur për policinë e Tiranës, pasi ai ka qenë i përfshirë në një atentat të ndodhur në vitin 2010.

Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, policia gjeti policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.

Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanjë ku ka jetuar për shumë vite.

Dëfrim Kasmi dhe vrasësi i tij Domart Konjari, ishin miq të ngushtë, dhe së bashku realizonin trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut dhe e transportonin drejt Spanjës dhe Francës.

Më pas miqësia mes tyre u prish për shkak të një konflikti ku shkak ishte Franc Konomi.

Ky i fundit u vra në një atentat mafioz në vitin 2010.

Mendohet se grupi i Dëfrim Kasmit ishte prapa ekzekutimit të Franc Konomit.

Për të marrë hak, grupi i Domart Konjarit gjeti vendndodhjen në Spanjë ku po qëndronte Dëfrim (Devi) Kasmi.

Domart Konjari së bashku me një shokun e tij të paidentifikuar tentuan ta vrasnin.

Dy palët u përleshën me njëri-tjetrin dhe Dëfrim Kasmi mundi t’iu merrte pistoletën Konjarit.

Këtë të fundit e la të plagosur, ndërsa mikun e tij e vrau. Që prej ateherë, ka pasur vazhdimisht hasmëri mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit.

N.D./abcnews.al