50-vjeçari Tori Ruçi I njohur ndryshe si Viktor Ruçi nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë Sarandës ishte shënjestra e atentatit ku u vra Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit.
66-vjeçari I cili humbi jetën në vendngjarje, ishte mik me Tori Ruçin, ndërsa ky I fundit kishte kërkuar ndihmë për konfliktet e pronësisë që kishte me autorët.
Burime nga grupi I hetimit konfirmojnë se 6 të rinj kanë shkuar në lokalin në pronësi të Rexhep Ismailit, pasi kishin marrë informacione se aty ndodhej Viktor Ruçi.
Hetimet e deritanishme tregojnë se një prej autorëve të përfshirë në ngjarje, kishte konflikte të hershme me Viktor Ruçin për çështje pronësie, lidhur me një lokal në zonën bregdetare të Sarandës.
Pikërisht për këtë arsye, Viktor Ruçi kërkoi mbështetjen e miqve të tij, duke u paraqitur në lokalin e Rexhep Ismailin, ku ndodheshin në pjesën e verandës edhe disa të tjerë.
Menjëherë mes palëve ka nisur një konflikt fizik me sende të forta ndërsa u përshkallëzua më tej, pasi Rexhep Ismaili u fut brenda lokalit dhe ka dalë me kallashnikov duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit të autorëve. Nga të shtënat ka mbetur një I plagosur, ndërsa grupi iu kundërpërgjigj Rexhep Ismailit duke e qëlluar me një plumb në kokë.
66-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, në biznesin e tij.
Ndërkohë shënjestra e këtij atentati, Viktor Ruçi rezulton person me precedent penal që prej fillimit të viteve 2000.
Në 19 shkurt të 2016, ai ishte ndaluar nga policia për një dënim me 8 muaj burg për moskallëzim krimi, ndërsa rezulton I përfshirë në Sarandë si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.


