Vrasja e 33-vjeçares, policia e Kosovës kontrolle në banesën e Naim Murselit

schedule14:51 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 14:51 - 2 Dhjetor, 2023

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në banesën e Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli.

Mediat në Kosovë kanë ndarë disa pamje nga aksioni i policisë në banesën e biznesmenit.

Ndërkohë ditën e nesërme raportohet se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës.

Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.

/abcnews.al/