“Votat e demokratëve do ndahen”, Dashnor Sula: Zero shanse për dy grupimet e PD më 14 maj

schedule11:33 - 28 Mars, 2023

schedule 11:33 - 28 Mars, 2023

“Të dyja grupimet në Partinë Demokratike, kanë zero shanse për të fituar bashki në zgjedhjet e 14 majit.”

Kështu u shpreh deputeti demokrat, Dashnor Sula në një intervistë për ABC News.

Sula deklaroi se demokratët po zhvillojnë një luftë mes vetes dhe në këtë mënyrë, votat do të ndahen dhe është e pamundur që dy gjysma, të mundin një të plotë, mazhorancën socialiste.

“Kjo është një luftë mes demokratëve, mes vetes. Ndahen votat e djathta, votat opozitare. Për mua, shanset janë thuajse zero, për një gjë të tillë. Për të dyja palët, që të jem i qartë, jo vetëm për njërën palë. Kjo u provua qartë më 6 mars. Përjashtuar Shkodrën, në 5 bashkitë e tjera, votat e djatha u ndanë, votat e opozitarëve u ndanë dhe sigurisht mandati ishte për Partinë Socialiste. Për mua, është gabim strategjik, është gabim në çfarëdo lloj rrethane që ta kuptosh. Ku do i gjesh votat e të djathtëve, ku do i gjesh votat e opozitës? Ndahen përgjysmë, dy gjysma si mund të mundin një të plotë nga ana tjetër? Nuk ka logjikë”, theksoi ai./abcnews.al