Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Volswagen”-i hedh “Benz”-in në kanal në Fier, plagosen dy shoferët dhe katër pasagjerë

schedule15:49 - 1 Gusht, 2021

schedule 15:49 - 1 Gusht, 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë.

Në pamjet e siguruara nga ABC duke një automjet tip “Benz” i cili drejtohej nga një 16-vjeçar i identifkuar si Ibrahim Isufaj, si pasojë e përplasjes me një “Volswagen” që drejtohej nga Vladimir Hoxha, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.



“Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe  “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!