Vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, policia e Tiranës arreston 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi. Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 personat dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.
“U vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt; Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës”, njofton policia.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


