Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, 63-vjeçari humbi jetën pas sulmit fizik, policia: Shpallen në kërkim 3 persona

schedule10:44 - 4 Prill, 2026

schedule 10:44 - 4 Prill, 2026

Policia e Vlorë ka njoftuar se, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore mbi ngjarjen e ndodhur më 3 prill 2026, janë shpallur në kërkim tre shtetas.

Këta shtetas rezultojnë të dyshuar për përfshirje në sulmin që shkaktoi vdekjen e një 63-vjeçari në Vlorë Ismail Aliaj.

Shtetasit e shpallur në kërkim janë, Anxhelo Ceci 31 vjeç, Xhafer Ngucaj 34 vjeç ,banues në Vlorë dhe Eni Hysaj, 23 vjeç banues në Gjorëm.



Sipas hetimeve të para, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3” në Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, tre të dyshuarit kanë goditur me grushte shtetasin 24 vjeç, dhe babain e tij, Ismail Aliaj 63 vjeç.

Si pasojë e goditjeve, 63-vjeçari humbi jetën.

Autoritetet po vijojnë punën intensive për kapjen e autorëve dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!