Vllaznisë i rikthehen 4 lojtarë për ndeshjen kundër Kukësit

schedule12:43 - 21 Tetor, 2021

schedule 12:43 - 21 Tetor, 2021

Kukësi-Vllaznia është ndeshja e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, që do të zhvillohet ditën e diel, ora 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sepse stadiumi i verilindorëve akoma nuk ka mbaruar së rikonstruktuari.

Për këtë përballje shkodranëve u rikthehen 4 lojtarë, dhe në këtë mënyrë Vllaznia do të ketë disa armë plus ndaj Kukësit.

Da Silva dhe Bulatoviç janë dy lojtarët e rikthyer nga dëmtimet, duke lënë pas problemet dhe për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

Është rikthyer edhe Adili i cili ishte i pezulluar në ndeshjen e kaluar për shkak të kartonit të kuq, ndërsa me grupin është bashkuar edhe Heriç i cili nuk ka shfaqur asnjë problem nga ndeshja e fundit kundër Dinamos.

F.A/abcnews.al